Dokumentet për ekstradimin e Grujevskit, të pakompletuara

Maqedonia

Dokumentet për ekstradimin e Grujevskit, të pakompletuara

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 15:25
Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski

Gjykata Penale akoma nuk ka kompletuar dokumentacionin e kërkuar nga ministria e Drejtësisë për ekstradimin e dy agjentëve Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski.

Edhe pse afatet deri kur duhet drejtuar kërkesat për ekstradime po rrjedhin, autoritetet vendore duket se nuk shpejtojnë me ekstradimin, pasi dy të akuzuarve të speciales tashmë i është caktuar paraburgimi deri më datë 1 dhjetor kur edhe do të dalin para gjykatësit hetues në Selanik. Nga Gjykata Penale njoftuan shkurt se dokumentacioni po komplotohet. Ministria e Drejtësisë do të ketë duart e lidhura deri në sigurimin e dokumenteve të nevojshme për ekstradim. Nisur nga fakti që dyja vendet nuk kanë marrëveshje ekstradimi, dikasteri i Drejtësisë ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit do ta bazojë në Ligjin për bashkëpunim ndërkombëtar dhe Konventën ndërkombëtare për ekstradim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat