Qeveria të gjejë para për borxhin e RTVM ndaj EBU

Maqedonia

Qeveria të gjejë para për borxhin e RTVM ndaj EBU

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 15:27
Ilustrim

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë i bën thirrje Qeverisë sa më shpejt të sigurojë mjete për të paguar borxhin që ka RTVM ndaj Bashkimit të Transmetuesve Evropianë (EBU), i cili është rreth gjysmë milioni euro.

“Në këtë mënyrë do të zgjidhet rreziku që Radiotelevizioni i Maqedonisë të “largohet” nga EBU që paraqet hap i madh mbrapa në procesin e euro integrimeve i cili gjithashtu shkel edhe imazhin e Republikës së Maqedonisë. Mospagimi i borxhit do të thotë se RTVM nuk do të jetë në gjendje të transmetojë program nga ndonjë anëtar i EBU-së, si dhe as ndeshjet sportive, filmat, emisionet, filmat e vizatuara etj. Për momentin, sipas informacionit që vjen nga EBU, RTM nuk ka qasje në përmbajtjet që transmetohen përmes serviseve të tyre”, thonë nga SHGM. Reagimi i EBU-së, sipas SHGM-së, është pasojë e punës së papërgjegjshme të servilit publik për çka do të duhet të përgjigjen. “Përjashtimi i RTVM-së nga EBU është rezultat i një modeli jofunksional të financimit të servisit publik dhe menaxhimit të keq. Këshilli Programor i RTVM-së në seancën e djeshme solli konkluzion duke kërkuar nga Qeveria të paguan borxhin e RTVM-së ndaj Bashkimit të Transmetuesve Evropianë”, shtojnë nga SHGM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat