Kostov: Procedura e falimentimit të “Fenit”- opsion i vetëm të mbijetojë

Maqedonia

Kostov: Procedura e falimentimit të “Fenit”- opsion i vetëm të mbijetojë

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 15:28
Hari Kostov

Hapja e procedurës së falimentimit për kombinatin “Feni” nuk do të thotë shuarja e tij, por ristrukturim, gjetja e investuesit të vërtetë dhe vazhdimi i veprimtarisë së tij ekonomike thotë hari Kosotv, ish kryeministër.

Këtë e deklaroi Hari Kostov drejtori i parë i përgjithshëm i bankës  “Komercijale”  SHA Shkup, e cila është njëra ndër bankat e cila e kërkon procedurën e falimentimit. “Pika e procedurës që e filluan dje  bankat dhe sot me shtrimin e kërkesës zyrtare nuk është “Feni” që të shuhet dhe të ndalojë të punojë, por përkundrazi nëpër procedurë ligjore, mundësi e vetme të riorganizohet, revitalizohet, ristrukturohet kombinati dhe të vazhdojë me punë veçanërisht në periudhë kur çmimi i ferronikelit është relativisht i volitshëm”, deklaroi Kostov. Vlerësoi se Feni nuk mund të punojë në një gjendje të këtillë kur ka 40 milionë euro borxh dhe asnjë bankë nuk do t’i japë kredi.

 Potencoi se ka investues të interesuar dhe se ky proces i hapjes së procedurës së falimentimit do të sjellë deri në atë cili investues financiarisht është më i fortë ta fitojë. Mbështetje për ekzistimin e Fenit jep edhe komuniteti i biznesit. Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski theksoi se përcaktimi i tyre është që kapacitetet industriale dhe eksportuesit të mbijetojnë në treg dhe të mbështeten në momente kur do të kenë probleme. I porositi të gjithë faktorët dhe sektorin bankar dhe Qeverinë të gjejnë zgjidhje me të cilat do të nxiten aktivitetet pa dallim si do të jetë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat