Partitë politike ende nuk kanë dorëzuar asnjë ankimim në Komisionin Shtetëror i Zgjedhjeve

Maqedonia

Partitë politike ende nuk kanë dorëzuar asnjë ankimim në Komisionin Shtetëror i Zgjedhjeve

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 16:59
Arijeta Xheladini

Në deklaratë për TV SHENJA nga komisioni shtetëror thonë se afati për dorëzimin e ankimimeve për parregullsi përfundon sonte. Zëdhënësje Arijeta Xhemaili nënvizoi se sonte përfundon edhe afati për ankesa për rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve.

Arijeta Xheladini nga KSHZ-ja thekson “Dëshirojmë të potencojmë se parashtruesit e listave të kandidatëve mund të parashtrojnë ankimimet e tyre ose kundërshtimet e tyre sa i përket mënyrës së votimit dhe aty afati është në ora 19:00, si de prë mbledhjen dhe vërtetimin e rezultateve për të cilat afati është deri në ora 02:00 pas mesnate. Dëshirojmë të informojmë opinionin se KSHZ, pas pranimit të çdo kundërshtimi në baz të Kodit zgjedhor ka afat prej 48 orëve që tu përgjigjet po të njëjtave”.Ankimime në KSHZ, dje paralajmëroi Aleanca për Shqiptarët për zgjedhjet në Strugë, të cilët thanë se do të parashtrojnë ankesa për 13 vendvotime në këtë komunë. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, është i obliguar që në afat prej 48 orësh pas pranimit të ankesave eventuale të sjellë vendim. Kundër vendimit të KSHZ-së, mund të parashtrohet padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë, nga ana tjetër, për ankesën obligohet të sjellë vendim në afat prej 48 orësh pas pranimit të saj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat