Vasko Kovaçevski zyrtarisht u bë drejtor i REK Manastir

Maqedonia

Vasko Kovaçevski zyrtarisht u bë drejtor i REK Manastir

Më: 12 janar 2018 Në ora: 23:32
Vasko Kovaçevski

Ish-deputeti nga radhët e LSDM-së, Vasko Kovaçevski prej sot zyrtarisht është bërë drejtor i REK Manastir. Emri i tij sot është shkruar në Regjistrin qendror si person i autorizuar.

“Bordi drejtues i AD Elektrani i Maqedonisë e emëroi Vasko Kovaçevskin për drejtor të REK Manastir. Udhëheqësia e ELEM konsideron se Kovaçevski së bashku me ekipin udhëheqës do të përgjigjet për sfidat me të cilat përballet kombinati më i madh për prodhimin e energjisë elektrike në shtet dhe se njohja e tij për gjendjen në REK Manastir do të ndihmojë në konsolidimin e këtij kapaciteti prodhues, në drejtimin e arritjes së stabilitetit dhe sigurisë më të madhe të sistemin elektrik në periudhën që pason”, deklaruan nga ELEM.

REK Manastir nga shkurti i vitit të kaluar funksionon me ushtrues detyre drejtor të kompanisë prej kur ish-drejtori shkoi në pension.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat