Dimitrov: Nga një vend i problemeve dhe krizave në një vend të mundësive për sukses

Maqedonia

Dimitrov: Nga një vend i problemeve dhe krizave në një vend të mundësive për sukses

Më: 13 janar 2018 Në ora: 08:59
Nikolla Dimitrov

Ministri për Punë të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në emisionin ‘Click Plus’ në Tv 21 foli për gjendjen aktuale të Maqedonisë në aspekt të politikës së jashtme, marrëdhëniet me shtetet fqinjë, perspektivës evropiane të saj dhe ndryshimet që janë bërë gjatë periudhës së funksionimit të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë.

“Gjatë shtatë muajve të parë të mandatit të Qeverisë së re, mendoj se nuk do të jetë e tepruar nëse them se arritëm që të krijojmë një perceptim të ri për Maqedoninë, nga një vend i problemeve dhe krizës në një vend të cilin edhe shtetet anëtare të BE-së edhe vetë Komisioni Evropian e shohin si vend të mundësive për arritjen e suksesit”, tha Dimitrov.

Dimitrov theksoi se këto avancime janë arritur duke mos u frikësuar për të hapur çështje të rënda, ku si arritje më të rëndësishme e përmendi nënshkrimin e Marrëveshjes për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë dhe duke e ndryshuar plotësisht qasjen dhe mënyrën e komunikimit me homologët e tyre bullgar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat