Dimitrov: Maqedonia dhe Greqia do të formojnë grupe të punës për kontestin me emrin

Maqedonia

Dimitrov: Maqedonia dhe Greqia do të formojnë grupe të punës për kontestin me emrin

Më: 13 janar 2018 Në ora: 12:21
Nikolla Dimitrov

Maqedonia dhe Greqia u dakorduan që të formojnë grupe pune, të kryesuara nga ministritë e punëve të jashtme të cilët do t’u kushtohen gjetjes së zgjidhjes për kontestin 25-vjeçar me emrin.

Këtë sot e deklaroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitro.

“Jemi të bindur se edhe nga të dyja palët ekziston vullnet që të ecet përpara”, thotë Dimitrov, i cili dje në Selanik kishte takim me shefin e diplomacisë greke Nikos Koxias.

Ai në intervistë për Rojters, theksoi se të dy shtetet janë dakorduar të formojnë grupe pune, të kryesuar nga ai dhe Koxias të cilët drejtpërdrejt do të negociojnë për solucionet e mundshme për zgjidhje të kontestit.

Dimitrov pret që takimi i parë i grupeve të punës të realizohet muajin e kaluar.

“Kemi përgjegjësi të madhe”, theksoi Dimitrov, duke shtuar se Maqedonia në gjithë këtë proces është e vetëdijshme për shqetësimin, i cili paraqitet tek vendet fqinje.

“Është e qartë se identiteti është tejet i rëndësishëm për ne. Duhet të gjejmë mënyrë që t’i bindim kolegët tanë grekë se ka distinksion midis vendit tonë dhe rajonit të tyre, i cili e përfshinë Greqinë veriore”, shtoi Dimitrov.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë theksoi se Maqedonia, e cila nga viti 2005 ka status të kandidates për anëtarësim shpreson se në qershor do të marrë datë për fillim të negociatave, si dhe ftesë për anëtarësim në NATO.

“Unë jam optimist i matur”, tha Dimitrov, duke u përqendruar në çështjen për emrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat