Problemi i spitaleve në Maqedoni, pajisjet ekzistojnë por shumica e tyre janë jofunksionale

Maqedonia

Problemi i spitaleve në Maqedoni, pajisjet ekzistojnë por shumica e tyre janë jofunksionale

Më: 13 janar 2018 Në ora: 22:55
Ilustrim

Pacientët nga pjesa lindore e Maqedonisë ankohen se një pjesë e pajisjeve në Klinikën e Shtipit nuk funksionojnë, për çka janë të detyruar që shërbimet mjekësore t’i kërkojnë në Klinikën e Shkupit. Drejtori i klinikës nuk i mohon vërejtjet e tyre, por thotë se qëkur është vendosur në postin e drejtorit ka gjetur një kaos të vërtetë.

“Problemet zgjaten tashmë disa vite. Problemi kryesor është ajo që kemi pajisje të vjetëruara dhe që të njëjtat nuk janë riparuar në kohën e duhur”, tha drejtori i Spitalit klinik-Shtip, dr.Alen Georgiev.

Sipas drejtorit, moskujdesja sjell në probleme më të shpeshta, riparimi i të cilëve kushton më shumë.

“Pasi që nuk janë mirëmbajtur, pajisja për rezonancë magnetike që u riparua, denzitometri, pajisja për anestezi, si dhe mjete tjera, e gjithë kjo ka kushtuar më shumë se 80.000 euro”, tha Georgiev.

Tani jofunksional është tomografi kompjuterik dhe pajisja për fakometodë për shërimin e sëmundjeve të syrit. Pengesa më e madhe e institucioneve shëndetësore publike, thotë Georgiev, është procedura e gabuar dhe tepër e gjatë, gjegjësisht së pari pritet prishja e pajisjes, e më pas shpallet tender për riparimin e tij nëpërmjet Këshillit për furnizime publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat