Gruevski muajin e ardhshëm bëhet Doktor Shkence?

Maqedonia

Gruevski muajin e ardhshëm bëhet Doktor Shkence?

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 10:59
Nikolla Gruevski

Ish kryeministri Nikolla Gruevski, muajin e ardhshëm do të mbronë tezën e doktoraturës në Fakultetin Ekonomik në Shkup pranë Universitetit "Shënd Kirili dhe Metodij".

Mbrojtja e disertacionit të doktoraturës është caktuar për më 6 korrik në sallën për mbledhje të Fakultetit Ekonomik. 

Shumica nga opinioni nëpër rrjetet sociale kanë komentuar se Gruevski nuk ka të drejtë të mbronë doktoraturë sepse mesatarja e tij në studime ka qenë nën 8.00. Ndërsa sipas statutit të Universitetit Shën Kirili dhe Metodij, mesatarja patjetër duhet të jetë më i lartë se 8.00.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat