OBRM-PDUKM: Spasovski po shkatërron Njësinë Speciale të Maqedonisë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Spasovski po shkatërron Njësinë Speciale të Maqedonisë

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 20:15
Shkup

Pa ndonjë respekt dhe pa ndonjë arsye të justifikuar, ministri Oliver Spasovski sillet me anëtarët e Njësive Speciale, fajësuan sot nga OBRM-PDUKM.

“Shpërndahen vendimet e dhjetëra anëtarëve të Njësisë për detyrat e veçanta “Tigrat” dhe anëtarët e Njësisë për vendosjen e shpejtë të cilët kanë marrë pjesë në aksionet “Kodra e Trimave” dhe “Stuhia malore”, por edhe shumë operacione të tjera të suksesshme të policisë. Profesionalistët të ciët gjatë protestës së dhunshme për “Monstra” i ka mbrojtur gjykatat dhe institucionet e tjera, tani janë bërë subjekt i degradimit dhe ngacmimeve. Përtej ligjit dhe sistemit të karrierës, këtyre profesionistëve të trajnuar u ofrohen vendime për punë dhe në pozita më të ulëta për të cilat aftësitë e tyre nuk janë për atje. Nëse ata nuk e pranojnë, sipas informacionit që kemi, ata kërcënohen me përjashtim. Disa nga specialistët gjithashtu transferohen me porosi në vende të papërshtatshme. Me këto lëvizje, qeveria e LSDM-së do të rrezikojë seriozisht gatishmërinë ushtarake dhe kapacitetet e njësive speciale të policisë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Gjithashtu ata shtojnë se nuk ekzistojnë standarde, por vetëm përmbushja të kërkesave të partnerëve të koalicionit dhe plotësimi i njësive të elitës me një pjesëtar partiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat