Festë në 15 qytete të Maqedonisë për ftesën për anëtarësim në NATO

Maqedonia

Festë në 15 qytete të Maqedonisë për ftesën për anëtarësim në NATO

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 12:18
Ilustrim

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, këtë mëngjes në ditën e dytë të Samitit të NATO-s, ju ka bërë thirrje qytetarëve të Maqedonisë që më 14 korrik në 15 qytete të festojnë për ftesën e NATO-s për anëtarësim.

Në një deklaratë për media Zaev thotë se Maqedonia do të shkojë vetëm përpara dhe se kanë realizuar qëllimet e tyre strategjike.

“Urime Maqedoni! NATO vendosi që të jep ftesë për anëtarësim, kjo është ftesë për të qenë mike e vendeve më të forta në botë. Të nderuar qytetar ju ftoj të shtunën, më 14 korrik të festojmë së bashku në qytetet e Maqedonisë. Qeveria po përgatit festë në 15 qytete, ku me muzikë vendase do të festojmë, pasi shkojmë përpara, pasi Maqedonia po anëtarësohet në NATO”, tha mes tjerash Zaev.

Qytetet në të cilat qeveria do të përgatitë festë janë: Shkupi, Tetova, Kumanova, Gostivari, Struga, Velesi, Shtipi, Kavadari, Kërçova, Prilepi, Ohri, Manastiri, Koçani, Gjevgjelia dhe Strumica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat