Policia gjeti armë në një fushë në Poroj - Bota Sot
Policia gjeti armë në një fushë në Poroj

Maqedonia

Policia gjeti armë në një fushë në Poroj

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 16:47

Policia në një fushë në fshatin Poroj të Tetovës ka gjetur minahedhës të kalibrit 60 milimetra me 18 granata dhe hedhës dore RPG-7 me 5 raketa të cilat ishin të vendosura në gjashtë thasë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kumtuan se arma është gjetur nga ana e nënpunësve policorë  gjysmë ore pas mesnate kur kanë kryer kontroll në fushën  e mbjellë me misër në afërsi të fshatit Poroj.

Është kryer ekspertizë e plotë me pjesëmarrjen e prokurorit publik, arma është marrë për procedurë të mëtejshme nga pjesëtarët e Njësitit për antiterrorizëm të Ministrisë të Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë. Bëhet fjalë për armë të vjetër të papërdorur e cila do të asgjësohet në procedurë përkatëse. Punohet për ndriçimin e plotë të rastit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera