Në Klubin e Deputetëve të Maqedonisë momentalisht fillon takimi i liderëve për përgatitje për referendum, takimi i liderëve vjen pas thirrjes të Kryeministrit Zoran Zaev.
Në takim marrin pjesë Kryetarët e partive politike me më shumë se dy deputetë bashkë me një përfaqësues nga partia. Sipas informacioneve në takim janë ftuar kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, i BDI-së Ali Ahmeti, të dy krahët e Lëvizjes Besa Bilall Kasami dhe Afrim Gashi, i PDSH-së Menduh Thaçi, i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe kryetarët e partive tjera më të vogla maqedonase.
Kjo është hera e parë e takimit të liderëve, në të cilin janë ftuar kryetarët e partive që kanë më shumë se një deputet në Kuvend.