OBRM-PDUKM: Zaev po krijon huti tek qytetarët me pyetjen për referendumin

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaev po krijon huti tek qytetarët me pyetjen për referendumin

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 10:31
Zoran Zaev

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një komunikate për media thekson se nëse marrëveshja me Greqinë është vërtëtë e mirë dhe e garantonte identitetin maqedonas, Zoran Zaev nuk do të kishte mëdyshje dhe do e vendoste të njëjtën në referendum pa pyetje shtesë që të mund të sjell qytetarët në huti.

“Nëse marrëveshja ishte sukses historik për Maqedoninë, pra Zaev nuk do të kishte dilema t’i shtonte në çështjen e referendumit edhe BE-në dhe NATO-n, duke e keqpërdorur besimin ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se marrëveshja është e dëmshme. Sipas tyre, me të fshihet emri Republika e Maqedonisë, historia maqedonase, tradita dhe kultura.

“Zaev po bën truqe se si të mashtrojë popullin që të arsyetojë politikat antishtetërore me të cilën e mbulon paaftësinë. Zoran Zaev dhe shumica qeveritare nuk zgjedhin mjete që të realizojnë marrëveshjen e dëmshme dhe kapitulluese. Qytetarët i mbështesin vlerat evropiane dhe perëndimore, por nuk i pranojnë marrëveshjet dhe politikat e dëmshme dhe të gabuara nga karteli kriminal në krye me Zoran Zaevin”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat