Zaev dhe Tsipras sot në takim në Mostar - Bota Sot
Zaev dhe Tsipras sot në takim në Mostar

Maqedonia

Zaev dhe Tsipras sot në takim në Mostar

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 10:35
Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras

Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev, së bashku me homologët e tyre nga Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, do të mbajnë takim katërpalësh në Mostar.

Siç njofton agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, Tsipras pasdite pritet të pranojë çmim nga Qendra për paqe dhe bashkëpunim multietnik, për kontributin e tij në ruajtjen e paqes në Ballkan.

“Sot rreth orës 20:00 pritet që në Mostar të arrijnë edhe kryeministrat e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa pas 15 minutave të mbahet edhe takimi katërpalësh”, njofton ANA-MPA.

Më pas pritet që Zaev dhe Tsipras ta nënshkruajnë kartën për paqe dhe të marrin çmim nga kryetari i Këshillit të Ministrave, Denis Zvizdiq.

Disa media në Greqi, çmimin për Aleksis Tsipras e lidhin me marrëveshjen e Prespës për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Athinës dhe Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...