Vdes gruaja që lindi në Spitalin e Gjinekologjisë në Çair

Maqedonia

Vdes gruaja që lindi në Spitalin e Gjinekologjisë në Çair

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Spitali special i gjinekologjisë dhe akusherisë “Nëna Tereza” – Çair, Shkup, sot kumtoi se në orët e pasdites, ka ndërruar jetë gruaja si rezultat i shtatzënisë e komplikuar. Në kumtesë thuhet se gruaja ka lindur me prerje mbretërore dhe se ka lindur fëmijë të gjallë, kurse më pastaj gjendja shëndetësore e saj është komplikuar dhe ka qenë në dërguar në ish Spitalin e qytetit në Shkup, ku ka ndërruar jetë.

Siç thonë nga Spitali, gruaja është pranuar mbrëmë me rrezik të madh të shtatzënisë e që ka qenë në javën e 38 të shtatzënisë, me formacione tumorogjene në mitër dhe dy lindje të tjera që janë bërë me prerje mbretërore.

“Me pranimin e pacientes janë marr të gjitha masat për stabilizimin e pacientes dhe ndjekjen e gjendjes së fetusit. Për shkak të përkeqësimit të gjendje shëndetësore të fetusit dhe nënës është intervenuar për lindje të shpejtë me prerje të tretë mbretërore, ku ka lindur fëmija. Pas mbarimit të operacionit erdh deri te përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të gruas dhe destabilizimi i parametrave vitale. Pas komplikimeve pacientja është dërguar në Klinikën “Shën N?umi i Ohrit” Shkup, ku në orët e pasdites, edhe krahas angazhimit të plotë që i është dhënë, pacientja ndërroi jetë”, thonë nga Spitali i Gjinekologjisë në Çair.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat