Zaev: Nuk i kemi hequr paditë për zyrtarët e BDI-së - Bota Sot
Zaev: Nuk i kemi hequr paditë për zyrtarët e BDI-së

Maqedonia

Zaev: Nuk i kemi hequr paditë për zyrtarët e BDI-së

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 14:29
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në mbledhjen e Kuvendit për pyetjet e deputetëve që mbahet të enjten e fundit të çdo muaji, u përgjigj në pyetjen e deputetit të Aleancës për shqiptarët, Surija Rashidi, për paditë e ngritura ndaj zyrtarëve të BDI-së duke thënë se ata janë ngritur në vitin 2015 dhe të njejtat nuk janë hequr nga ana e paditësve, pra nga LSDM-ja.

“Atë çka e shoh në media dhe atë e di deri tani. Paditë janë ngritur dhe institucionet kanë punuar për to. Ne nuk kemi hequr asnjë. Disa nga këto padi janë ende duke u punuar, disa janë hudhur poshtë pasi nuk ka fakte” tha Zaev.

Rashidi tha se nuk ka ndonjë pyetje shtesë por vetëm shtoi se Zaev si paditës duhet të dijë epilogun e padive.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera