Maqedoni, 23 ministra janë aktiv në rrjetet sociale

Maqedonia

Maqedoni, 23 ministra janë aktiv në rrjetet sociale

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 13:03
Kuvendi i Maqedonisë

23 nga gjithsej 26 ministrat në Qeverinë e Maqedonisë aktivisht janë përdorues të rrjetit social Facebook.

Sipas analizave të kryera në periudhën prej 23 deri 28 korrik të këtij viti, numri i ministrave që përdorin Facebook-in është rritur për tre.

Analizat tregojnë se një numër i madh i anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe ekipet e tyre, për çdo ditë publikojnë përmbajtje për aktivitetet e tyre në Facebook.

Rritje e përdoruesve të ministrave është shënuar edhe në rrjetin social Twitter, të cilin këtë vit e përdorin 14 anëtarë të qeverisë, ndërsa po aq aktiv janë edhe në Instagram. Sipas analizave, vitin e kaluar Twitter kanë përdorur tetë ministra, ndërsa gjithsej 10 kanë qenë aktiv të Instagram.

Kryeministri Zoran Zaev dhe 10 ministra janë aktiv në profilet e tyre në Facebook, Twitter dhe Instagram. Vetëm dy anëtarë të qeverisë, Koço Angjushev dhe Robert Popovski nuk kanë llogari në rrjetet sociale, përkundër gjashtë ministrave të cilët nuk kanë qenë aktiv në asnjë rrjet social vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat