Zaev i lut shqiptarët të votojnë referendumin, por shteti shqiptarët sërish i ka lënë në harresë - Bota Sot
Zaev i lut shqiptarët të votojnë referendumin, por shteti shqiptarët sërish i ka lënë në harresë

Maqedonia

Zaev i lut shqiptarët të votojnë referendumin, por shteti shqiptarët sërish i ka lënë në harresë

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 14:21
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot i ftoi qytetarët e Republikës së Maqedonisë që të dalin në referendumin të shpallur për më 30 shtator, duke theksuar se tani është koha që çdo qytetar i vendit ta ndërmarrë përgjegjësinë për të ardhmen.

“Secili nga ne është i detyruar ta ndërmarrë përgjegjësinë për të ardhmen e tij dhe për të ardhmen e vendit të tij. Vota juaj është e drejta juaj. Mos lejoni që dikush ta keqpërdor të drejtën tuaj”, tha Zaev në konferencën për shtyp, në të cilën ishte i shoqëruar nga të gjithë ministrat e Qeverisë.

Theksoi se qytetarët nuk guxojnë të lejojnë që askush t’i hezitojë që të dalin dhe ta thonë mendimin e tyre për Marrëveshjen e Prespës dhe për hyrjen e vendit në BE dhe në NATO dhe shtoi se Qeveria do ta respektojë verdiktin e zgjedhjes demokratike, pa dallim të rezultatit.

“Tani është koha për vendim. Përkujtoni në referendumin e vitit 1991, vendim i madh i një populli të madh shtetformues, i cili u përcaktua për të ardhmen e tij, për shtet të pavarur. Atëherë dëshmuam se jemi komb që mëson nga historia, komb i mësuar nga historia, se nuk do t’i përsërisë traumat e saj. Secili nga ne është i detyruar ta ndërmarrë përgjegjësinë për të ardhmen e tij dhe për të ardhmen e vendit të tij”, tha Zaev.

Iu drejtua edhe siç tha të gjithë anëtarëve të ndershëm të VMRO-DPMNE-së që ta kuptojnë rëndësinë e momentit dhe i porositi se dera është e hapur. 

I pyetur çka nëse nuk arrihet cenzusi dhe nëse në rast të këtillë referendumi do të konsiderohet si relevant, kryeministri Zaev theksoi se nuk dëshiron as të mendojë për një mundësi të tillë.

“Cenzusin duhet ta arrijmë si shembull. Nëse jo tani, kur. Ky me të vërtetë është vendim i rëndësishëm historik për qytetarët. Edhe këtë vendim mund ta marrin vetëm ata në referendum si hallkë e rëndësishme e demokracisë. I bëj apel të gjithë qytetarëve që ta kuptojnë seriozitetin e procesit vendimmarrës sepse shteti janë qytetarët dhe vetëm ata mund ta garantojnë të ardhmen. Për këtë nuk mendoj nëse referendumi do të jetë i suksesshëm. Të gjithë e dimë se shumica e madhe do të jenë pro, dhe ky është vullnet i qytetarëve, që duhet ta respektojmë. Jam i bindur se referendumi do të jetë tërësisht i suksesshëm dhe se do t’i arrijë dy aspektet kumulative – më shumë se 50 për qind dalje dhe njëkohësisht shumica e madhe të votojnë “pro”.

Ai theksoi se VMRO në takimet e liderëve edhe publikisht u shpreh se nuk do të bëjë thirrje për bojkot, ndërsa ai nuk pret që kjo të ndodh, para se gjithash për shkak, siç tha shtetit, por edhe për shkak se në dhjetë vitet e kaluara partia është angazhuar për prononcim në referendum për emrin. Sipas tij, sukses i vendimit që e sjellin qytetarët në referendum konform Kushtetutës është nëse dalin mbi gjysma e të votuesve të regjistruar  në Listën zgjedhore.

Kryeministri Zaev edhe një herë theksoi se do të mbetet optimist i përbetuar se referendumi do të ketë sukses, për shkak se, siç tha, kështu beson dhe se kjo është detyrë e tij. Por edhe sepse nuk ka opsion tjetër për Maqedoninë.

“Të gjithë jemi qytetarë të barabartë të Maqedonisë me të drejta të barabarta, por edhe me detyrime të barabarta. Tani edhe të drejtat edhe obligimet vijnë së bashku dhe prandaj jam i bindur, sepse besoj shumë tek populli i Maqedonisë dhe se ai do të dalë dhe do ta thotë vendimin që do të garantojë të ardhme për Republikën e Maqedonisë. Jam i bindur se referendumi do të ketë sukses, ndërsa më pas ne politikanët do ta dëgjojmë popullin i cili na ka zgjedhur dhe do t’i zbatojmë vendimet në përkatësi me kompetencat që ne i kemi”, theksoi Zaev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...