Ndihmë financiare shtetërore prej 9.2 milionë eurove për mbi 100 kompani - Bota Sot
Ndihmë financiare shtetërore prej 9.2 milionë eurove për mbi 100 kompani

Maqedonia

Ndihmë financiare shtetërore prej 9.2 milionë eurove për mbi 100 kompani

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 21:58
Zoran Zaev

Mbi 100 kompani do të marrin ndihmë financiare prej 9.2 milionë eurove në bazë të Ligjit për përkrahje financiare të investimeve për rezultatet e arritura vitin e kaluar.

Kompanitë që kanë aplikuar për ndihmë shtetërore gjithëpërfshirëse me 31 korrik pas 60 ditëve nga kur do t’i dorëzojnë kërkesat dhe dokumentet e nevojshme në Agjencinë e investimeve të huaja do t’ju bëhet pagesa e mjeteve.

Në këto kompani, ashti si tha Kryeministri Zaev, vitin e kaluar kanë punuar 14.000 të punësuar dhe kanë hapur mijëra vende pune.

“Për herë të parë në të njëjta kushte kompanitë e brendshme dhe të jashtme do të fitojnë përkrahje financiare shtetërore në mënyrë transparente për rezultatet e arritura. Të gjitha kompanitë që aplikuan dhe i plotësuan kushtet do të duhet të tregojnë dokumente dhe faktura për realizimin e investimit që t’ju jepet ndihma”, tha Kryeministri Zaev në konferencën për shtyp.

Ai tha se përmes ndihmës që i ofrohet në tri shtyllat në mënyrë direkte në ekonomi do të kthehen 70 milionë euro.

“Ekonomia e Maqedonisë lëviz në drejtim të duhur dhe këto lloje investime do të krijojnë vende pune dhe rroga më të larta. Rritja e ekonomisë fillon që t’i jep rezultatet e pritura”, tha Zaev.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera