Ruzhin: Ndërkombëtarët presin referendum pozitiv

Maqedonia

Ruzhin: Ndërkombëtarët presin referendum pozitiv

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 11:19
Nano Ruzhin

Sa më shumë që afrohet data e mbajtjes së referendumit, aq më shumë po rritet edhe presioni i faktorit ndërkombëtar ndaj Maqedonisë dhe shtimit të vizitave të diplomatëve të huaj.

Analisti politik Nano Ruzhin, vlerëson se ky është udhëkryqi më i rëndësishëm në të cilën është gjendur ndonjëherë Maqedonia. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për referendum të thjeshtë, por që të përforcohet zinxhiri i sigurisë jo vetëm në vend por në të gjithë rajonin.

“Nuk bëhet fjalë për referendum të thjeshtë, por bëhet fjalë që të përforcohet zinxhiri i sigurisë. Sipas ndërkombëtarëve, pjesa më e dobët e këtij zinxhiri është Maqedonia dhe për këtë shkak kërkohet një referendum i suksesshëm, me të cilën do të tejkalohen jo vetëm sfidat në aspektin ekonomik, apo politik, por aspekti i sigurisë të vetë shtetit. Pra me një fjalë ndërkombëtarët janë të interesuar, së pari referendumi të jetë i suksesshëm, e dyta të trasohet rruga e integrimit të Maqedonisë dhe e treta që Maqedonia të jetë një mik i madh dhe i besueshëm i BE dhe NATO-s”, tha analisti politik, Nano Ruzhin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat