Kidnapohet dhe vritet një shtetas i Maqedonisë në Afganistan

Maqedonia

Kidnapohet dhe vritet një shtetas i Maqedonisë në Afganistan

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Një shtetas i Maqedonisë është kidnapuar dhe vrarë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabull. Ai është vrarë, së bashku me dy shtetas të huaj të cilët kanë punuar në një kompani ndërkombëtare për ushqim në Kabull.

“Një shtetas i Indisë, Malajzisë dhe i Maqedonisë janë kidnapuar dhe vrarë, ndërsa kemi gjetur edhe trupat e tyre”, ka thënë sot zëdhënësi i policisë së Kabulit, Hashmat Stenakai.

Zëdhënësi ka precizuar se të tre kanë punuar në kompaninë e dytë më të madhe për ushqim në botë Sodekso. Përfaqësuesi i Afganistanit ka kumtuar se pranë trupave të tyre janë gjetur letër identifikimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat