Ivanov: Të gjithë ata që tentojnë të më anashkalojnë, do të gabojnë

Maqedonia

Ivanov: Të gjithë ata që tentojnë të më anashkalojnë, do të gabojnë

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 14:46
Gjorge Ivanov

“Maqedonia nuk është pronë private që dikush të tregtojë me të dhe vlerat e saj, nuk është vend i askuj që dikush ta përvetësojë”, tha sot presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, nga festimi i Ditës së Republikës nga Krusheva.

Në fjalimin e tij, Ivanov sërish tha se nuk do ta pranojë marrëveshjen me Greqinë dhe se asnjë gjeneratë nuk ka të drejtë të bëjë tregti me emrin dhe identitetin e shtetit.

Ivanov akuzoi qeverinë se e anashkalon në lidhje me këtë çështje, duke theksuar se të gjithë ata që e bëjnë këtë do të gabojnë.

“Kjo qeveri tenton të më anashkalojë. Marrëveshja me Greqinë është rezultat i mburrjes. Siç Kiro Gligorovin tentuan ta anashkalojnë me marrëveshjen e Tajvanit. Me marrëveshjen e Greqinës fshihet ideali i popullit maqedonas që të ketë shtetin e vet dhe nuk garantohet anëtarësimi në BE dhe NATO”, tha mes tjerash Ivanov.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të pyesin veten se çfarë do të bënin Goce Dellçev dhe Nikolla Karev, nëse do ta dinin se më 30 shtator do të ketë referendum për marrëveshjen me Greqinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat