Pritje të gjata në kalimet kufitare në Tabanoc dhe Bogorodicë

Maqedonia

Pritje të gjata në kalimet kufitare në Tabanoc dhe Bogorodicë

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Nga gjysmë ore deri në 45 minuta pritet në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc, edhe pse frekuenca e automjeteve është rritur, në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njofton Lidhja Automoto e Maqedonisë.

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore në vend po zhvillohet nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatshme të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion.

Në grykat malore është e mundur paraqitje e shembjeve, veçanërisht në drejtimet rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër, Strugë, Demir Kapi-Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat