Rritet numri i turistëve në Dojran për festën e Ilindenit

Maqedonia

Rritet numri i turistëve në Dojran për festën e Ilindenit

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 17:47
Dorjan

Mijëra turistë nga vendi dhe shtetet e rajonit sidomos nga Serbia dhe Greqia, sot kanë frekuentuar Liqenin e Dojranit.

Turistët kanë ardhur për të shënuar festën e “Shën Ilijas”, si dhe njëkohësisht të ndjekin manifestimin kulturor “Shtrëngim duarsh në Dojran”.

“Pas ditës së sotme, Dojrani shpreson se do të ketë sezon më të mirë turistik, me numër mëtë madh të turistëve nga vendi dhe shtetet e rajonit. Deri sot numri i turistëve në plazh ka qenë i zbehur, por në këtë kanë ndikuar edhe kushtet klimatike”, tha kryetari i Dojranit Ango Angov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat