Ivanov: Duam BE dhe NATO, por me emrin dhe dinjitetin tonë

Maqedonia

Ivanov: Duam BE dhe NATO, por me emrin dhe dinjitetin tonë

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 11:46
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka shprehur qëndrimin e tij kundër marrëveshjes me Greqinë për emrin e ri “Maqedonia e Veriut”. Në deklaratën e tij të radhës u ka rikërkuar qytetarëve maqedonas që të votojnë kundër marrëveshjes në referendumin e 30 shtatorit.

Në fjalën e tij ai theksoi se qytetarët e Maqedonisë janë të bashkuar rreth idesë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO, por me emrin, dinjitetin dhe nderin e tyre.

“Qytetarët e Maqedonisë janë të bashkuar rreth idesë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Por, atje duam të shkojmë me emrin tonë, identitetin, dinjitetin dhe nderin tonë. Andaj, asnjë politikan nuk ka mandat të tregtojë me identitetin e popullit maqedonas”, tha Ivanov.

Në fjalimin e tij, presidenti Ivanov u përqendrua në Marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit me emrin me Greqinë, të cilin e arritën qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë në qershor të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat