Sivjet vera me më shumë shi se sa diell

Maqedonia

Sivjet vera me më shumë shi se sa diell

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Më shumë vranësira e shi, se sa diell. Kështu po kalon vera në vendin tonë. Mot me shi dhe era kanë kapluar disa qytete të vendit.

Lena Jovanovska nga Enti Shtetëror Hidrometeorologjik thotë se moti i ligë varet nga pozita e rrymës së ajrit.

“Tek ne një periudhë më të gjatë moti është i ndryshueshëm dhe i pa qëndrueshëm, me reshje lokale të shiut në disa vende ka edhe mot të ligë që varet nga pozita e rrymës së ajrit nga qendrat kryesore ishim nën ndikim të rrymës më të freskët veri-perendimore dhe të aktivitetit të ciklonit nga mediterani që shkakton mot jo stabil dhe me reshje të shiut” deklaroi për TV21 Lena Jovanovska.

Slavço Popovski, është njeriu, i cili në rrjetet sociale parashikon motin. Ai parashikoi vërshimet në vitin 2016 që ndodhën në lagjen e Hasanbegut dhe pothuajse çdoherë kur ka parashikuar motin ashtu edhe ka dalë të jetë.

Për të reshurat e shpeshta të kësaj vere ai thotë se nuk bëhet fjalë për ndryshime klimatike, por është një proces normal i cili duhet të ndodhë.

“Nuk bëhet fjalë për asnjë ngrohje globale, për asnjë sistem haarp për të cilën shumë po flitet dhe nuk bëhet fjalë për aeroplanë artificial. Por bëhet fjalë për ftohje të tokës që është një proces normal, i cili duhet të ndodhë dhe shkakton reshje më të shpeshta të shiut dhe mot të ligë gjatë viteve të fundit ashtu si në tërë Ballkanin edhe tek ne. Mos të gënjehemi nuk bëhet fjalë për asnjë ndryshim klimatik, por bëhet fjalë për një proces normal”, deklaroi meteorologu Slavço Popovski.

Shkencëtarët botërorë thonë se ngrohja globale ka kontribuar në temperatura të nxehta në Evropën Veriore. Për javë të tëra moti ekstrem ka goditur gjithë Evropën, nga Rrethi Arktik në Greqi dhe në të gjithë botën, nga Amerika Veriore në Japoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat