Kuvendi i Maqedonisë do të ketë qasje të privilegjuar tek mediat për referendumin

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë do të ketë qasje të privilegjuar tek mediat për referendumin

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 17:35
Kuvendi i Maqedonisë

Vetëm Kuvendi, si propozues i autorizuar, do të ketë qasje të privilegjuar në shërbimet e ofruara nga mediat e shtypura dhe mediat elektronike (portalet), në lidhje me kryerjen e propagandës publike për referendumin e ardhshëm, njoftoi sot Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

“Propozuesi i autorizuar ka prioritetin e përdorimit të termineve në media. Subjektet e mbetura mund të reklamohen në media, por në kushtet e tregut. Terminet e papërdorura, mediumi mund t’i shes tek subjekte të tjera, sipas kushteve të dakorduara me blerësin. Listat e çmimeve dhe kushtet për prezantimin e medias, të cilat mediat i dorëzojnë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i referohen vetëm “qasjes së privilegjuar” të propozuesit të autorizuar. Të gjitha subjektet e tjera pajtohen me mbulimin e tyre të medias me mediumin e duhur, sipas kushteve të tregut”, njoftoi KSHZ.

Nga KSHZ thonë se gjitha subjetet tjera mund të kenë paraqitjet e tyre nëpër media për referendumin, por qasja do të bëhet nën kushtet e tregu dhe në përputhje me rregullat dhe politikat për reklama të paguara.

KSHZ shton se të hënën do të ndryshojë Rregulloren, ku do të vazhdohet afati për dorëzimin e çmimeve për reklamimet nëpër media deri më 7 gusht 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat