Zaev: Do të ndiqen ata që ndjellin gjuhë të urrejtjes!

Maqedonia

Zaev: Do të ndiqen ata që ndjellin gjuhë të urrejtjes!

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 19:28
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot në një intervistë për “1Tv” deklaroi se kryetari Gjorge Ivanov dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickosi nuk mund të tejkalojnë zhgënjimin dhe pafuqinë e tyre politike.

“Unë kisha takim me kryetarin Ivanov dy ditë para Ilindenit dhe atëherë kemi folur për shumë çështje të rëndësishme shtetërore”, tha Zaev.

Kryeministri tha se janë dakorduar që të jenë të vëmendshëm, por në fund nuk ndodhi ashtu.

Ai thotë se përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe thirrjeve të ashpra nuk i ngjajnë asnjë vendi ballkanik, ndërsa sidomos jo Maqedonisë.

“Institucionet e sistemit shikojnë me vëmendje, punojnë dhe veprojnë, pavarësisht se kush është”, tha Zaev.

Siaps tij, vetëm kshu Maqedonia do të jetë vend normal, kurë diçka s’është në rregull dënohet, ndërsa ajo çka është e mirë shpërblehet.

Zaev për RTVM-në tha se nëse janë demokrat, ata nuk janë naivë. Përderisa atje nuk ka ndryshime. Për transmetimin e Ilindenit do të kërkohet përgjegjësi nga RTVM.

Kryeministri tha se kërkon sa më shpejtë që RTVM të filloj me reformat e brendshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat