Ziberi: Referendumi nuk kushtëzon marrëveshjen me Greqinë

Maqedonia

Ziberi: Referendumi nuk kushtëzon marrëveshjen me Greqinë

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 22:14
Naser Ziberi

Analistët politik vlerësojnë se referendum për marrëveshjen me Greqinë do të jetë i suksesshëm. Naser Ziberi pret që shumica e qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe shumica e tyre t’i thonë PO integrimit të vendit në strukturat euro atlantike. OBRM-PDUKM sipas tij do të mbetet në qëndrimet aktuale, por deri në fund nuk do të ketë guxim që publikisht të bëjë thirrje për bojkot.

“Mendoj se shumica e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë me të drejtë vote, do ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre që të dalin në referendum dhe shumica e atyre që do të dalin, do të deklarohen pro marrëveshjes, respektivisht do të deklarohen pro integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, duke mbështetur edhe marrëveshjen me Greqinë. OBRM-PDUKM nuk besoj që do të ndryshojë qëndrim, OBRM-PDUKM-ja sigurisht nën ndikim edhe të faktorit ndërkombëtar mund mos të del publikisht të bëjë ftesë për bojkot, por në teren do të punon që referendum mos të ketë sukses, respektivisht qytetarët mos të dalin fare të deklarohen”, tha analisti politik Naser Ziberi.

Por, edhe nëse nuk arrihet dalja e nevojshme për të qenë referendum i suksesshëm, Ziberi thotë se Kuvendi ka të drejtë të bëjë ndryshimet kushtetuese. Ai sqaron se referendum nuk është pjesë e marrëveshjes me Greqinë dhe nuk e kushtëzon atë, por është thjeshtë një vullnet politik i partive në pushtet.

“Rrezultati i referendumit nuk paraqet pengesë ligjore për hupje në fuqi të marrëveshjes. Pra, mbajtja e referendumit është nji supplement I cili nuk e pengon, nuk ndikon në vlefshmërinë juridike të marrëveshjes, sepse ky referendum edhe ashtu është konsultativ dhe këtë referendum e kërkon pala maqedonase. Nuk është element konstitutiv i marrëveshjes që donë të thotë se marrëveshja do të ngrihet në fuqi në qoftë se ratifikohet ligji në Parlament, që është bërë dhe në qoftëse bëhen ndryshimet kushtetuese”, shtoi Ziberi

Analisti Naser Ziberi vlerëso se kundërshtimet politike të opozitës nuk do të ndikojnë në bindjen e qytetarëve për të mos shfrytëzuar të drejtën e tyre të shprehjes në referendum dhe nuk do të ketë thirrje të drejtpërdrejtë për bojkot nga asnjë subjekt politik në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat