OBRM: Qeverisja e LSDM-së zmadhon borxhin publik

Maqedonia

OBRM: Qeverisja e LSDM-së zmadhon borxhin publik

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 10:08
Ilustrim

Në një kumtese të lëshuar partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se “Zoran Zaevi vazhdojnë me qeverisjen e shkapërdarë. Zoran Zaevi dhe LSDM-ja vazhdojë ta shkatërrojnë ekonominë e Maqedonisë, ndërsa vjedhjen e përgjithshme e mbulojnë me marrëveshje kapitulluese që janë ndryshim i emrit, historisë, traditës dhe kulturës.

“Qeveria e LSD?-ja në 3 muaj e kaluara, apo në tremujorin e dytë, përsëri e zmadhoi borxhin publik. LSDM-ja borxhin publik për vetëm 3 muaj e ka zmadhuar me 54 milionë euro apo më saktësisht për 580.645 euro në ditë, derisa borxhi publik u zmadhua për 29 milionë euro apo 311.827 euro në ditë”, thonë nga partia opozitare OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se LSDM-ja he Zaevi planifikojnë të hynë në borxh të ri ditën e martë për 32.5 milionë euro dhe këtë që po e bën është katastrofë kombëtare.

“Këtë që po e bën LSDM-ja është katastrofë kombëtare. Thuajse gjysmë mandati ju ka kaluar në borxhe dhe nuk kanë realizuar asnjë projekt ku do të përfitojnë qytetarët. Ekonomia po përjeton kolaps. BPV-ja është vetëm 0.1% dhe është rritja më e vogël në rajon dhe në Evropë. Ndërtimtaria është në gjendje katastrofale ndërsa ekonomia që moti është në vdekje klinike, ndërsa bujqit e kanë shumë të vështirë që t’i shesin prodhimet e tyre”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së duke shtuar se opinioni nuk pa asnjë kilometër për 600 autostradat e paralajmëruara, dhe nuk ka as edhe spitale apo ambulante të reja, nuk ka subvencioni për bujqit, pensionistët u gënjyen për pensione më të larta dhe nuk është rroga mesatare prej 500 eurove.

Ata akuzojnë LSDM-në se i ka gënjyer qytetarët dhe nuk realizon asgjë nga ajo çka premtonin në zgjedhjet dhe se asgjë tjetër nuk ju intereson përveç interesit të tyre.

“Zoran Zaev, Koço Angjushev, Dragan Tevdovski dhe të tjerët që kur u ulën në kolltuk bënë kërdinë. Po ndajnë tenderë, biznese të dyshuara dhe grande të firmave të afërta me familjarë e tyre dhe donatorë partiak” thuhet në fund të kumtesës së OBRM-PDUKM-së duke kërkuar që LSDM-ja të deq dorë nga qëllimet e parashikuara në strategjinë financiare ku borxhi publik do të ishte mbi 50% BPV-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat