Është sulmuar dhe grabitur një taksist në Ohër

Maqedonia

Është sulmuar dhe grabitur një taksist në Ohër

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 13:28
Ilustrim

Tridhjetë e një vjeçari L.J nga Ohri ka qenë i sulmuar fizikisht dhe i grabitur nga tre persona të cilët pak më parë i kishte dërguar në diskotekën “Park” te bulevardi “Turistiçka” në Ohër.

Siç kumtoi MPB, tre personat deri tani të panjohur me daljen nga vetura e taksit në bulevardin “Turistiçka” fizikisht e kanë sulmuar vozitësin me grushta, dhe i kanë marrë 15.000 denarë.

Taksisti ka marrë lëndime në kokë dhe fryrje në syrin e majtë.

Ndihma mjekësore i është dhënë në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat