Qytetarët e Komunës së Aerodromit dhe Velesit janë mashtruar me drunj të zjarrit

Maqedonia

Qytetarët e Komunës së Aerodromit dhe Velesit janë mashtruar me drunj të zjarrit

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 14:08
Ilustrim

Në polici dje janë paraqitur dy raste për mashtrime me dru të zjarrit, në Aerodrom dhe Veles.

Në Stacionin Policor R.T (61) ka paraqitur se me 2 gusht në ora 12:00 në bulevardin “Brigada e tretët e Maqedonisë” një person e ka mashtruar për 14.000 denarë.

Kur ka hedhur drunj e zjarrit tek fqiu i saj, mashtruesi i ka ofruar personit R.T drunj për zjarr për 2.800 denarë. Ajo është pajtuar se do t’i sillen pesë kubik dru dhe i ka dhënë 14.000 denarë, ndërsa mashtruesi ku i ka marrë paratë ka thënë se do të shkojë që ta sjellë kamionin, por nuk është kthyer.

Përafërsisht në të njëjtën mënyrë dje ka qenë i mashtruar edhe 67 vjeçari T.K, i cili rastin e ka paraqitur në Stacionin Policor në Veles.

Policia ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat