Çfarë do t’i ndodh VMRO-së nëse bojkoton referendumin?

Maqedonia

Çfarë do t’i ndodh VMRO-së nëse bojkoton referendumin?

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 15:54
VMRO

Ish diplomati Gjorgji Spasov në një shkrim për Nezavisen thotë se nëse Hristjan Mickovski megjithatë vendos që publikisht ose në sekret të bojkotojë referendumin me pretekste të ndryshme dhe nëse vazhdon me kampanjën e tij për tradhti kombëtare nga ana e kryeministrit Zaev, dhe të premtojë se në të ardhmen ai do të arrijë marrëveshje më të suksesshme dhe do të mbronte interesat nacionale të maqedonasve atëherë do të ndodhin disa gjëra, përcjell Portalb.mk.

“Së pari do të definojë partinë e tij si më nacionalistja në Ballkan, dhe si parti e cila edhe pas ndërrimit të udhëheqësisë së komprometuar, nuk është e aftë për tu liruar nga mitet nacionaliste, paragjykimet dhe gënjeshtrat. Së dyti do të lë përshtypje që deri sa ka qenë në pushtet ka udhëhequr bisedime sa i përket zgjidhjes së problemit më fqinjët, por jo me qëllim që të ketë marrëveshje, si me Bullgarinë, të pranojë që Maqedonisë nuk i nevojitet marrëveshje dhe ajo si parti më së miri funksionon kur vendi është i izoluar dhe marrëdhëniet me fqinjët nuk janë të mirë.  Së treti, do të ngelet e vetme në mbështetjen pro ruse dhe anti NATO”, tha Spasov.

Kësi lloj partie, përveç dëmit që mund ta bëjë në këtë proces, do të ngelet edhe pa shanse që ndonjëherë të kthehet në pushtet dhe të formojë qeveri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat