Menduh Thaçi rizgjidhet kryetar i PDSH-së

Maqedonia

Menduh Thaçi rizgjidhet kryetar i PDSH-së

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 16:43
Menduh Thaçi

Menduh Thaçi sot në Kongresin e 7 të Partisë Demokratike Shqiptare, i cili u mbajt në Tetovë, është rizgjedhur si Kreytar.

Ai para të pranishmëve tha se PDSH-ja në këtë periudhë që vijon do të angazhohet për zbatimin plotë të marrëveshjes për emrin me Greqinë e cila, siç tha ai, është kushti kryesor që Maqedonia të përshpejtojë integrimet euroatlantike.

“Marrëveshja me Greqinë është shumë e rëndësishme për shqiptarët, sepse ne që jemi për BE dhe NATO. Tash në Maqedoni shumë njerëz thonë dhe mendojnë se marrëveshja nuk do të kalojë. Unë mund të them që të jenë të qetë, sepse marrëveshja do të kalojë sepse është investimi më i madh kapital i shtetit të Maqedonisë, dhe ne jemi kufiri i ekzistencës dhe vetëm më marrëveshjen, respektivisht me hyrje në BE dhe NATO mund të mbijetojë”, tha Thaçi.

Aj konsideron se shqiptarët ende nuk i kanë arritur të drejtat e tyre themelore, para se gjithash në planin ekonomik, që sipas atij, vendimet në shtet nuk sillen në mënyrë konsensuale, nuk ka shpërndarje të barabartë të buxhetit, ndërsa komunat janë të decentralizuara politikisht, dhe jo në ekonomikisht.

“Shumë qytetarët shqiptarë votuan për LSDM-në apo për parti maqedonase. Tash unë i pyes sa jetojnë më mirë? Jo, shqiptarët ekonomikisht jetojnë më keq. Dhe ndoshta si shqiptarë individualisht e kemi mirë gjendje, por jo si kolektiv. E kotë do të jetë integrimi në strukturat euroatlantike nëse në shtet nuk kemi mënyrë konsensuale në sjelljen e vendimeve, siç është edhe në BE”, tha Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.

Imer Aliu është zgjedhur Sekretar Gjeneral i PDSH-së, ndërsa Iljaz Halimi për Kryetarit të Komitetit Qendror të PDSH-së, gjithashtu u zgjodhën edhe nënkryetarët e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat