Peticion online për dorëheqjen e Kryetarit Ivanov

Maqedonia

Peticion online për dorëheqjen e Kryetarit Ivanov

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 17:40
Gjorge Ivanov

Iniciativa qytetare “Megafon” e riaktivizoi peticionin elektronuk nga viti i kaluar përmes së cilës mblidhen nënshkrimet për dorëheqjen e Kreytarit Gjorgje Ivanov.

“Ne, qytetarët e Republikës së Maqedonisë, kërkojmë dorëheqjen sa më të shpejtë dhe të pa kthyeshme të Kryetarit të Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov, për shkak të sjelljes së vazhdueshme kondërkushtetuese dhe joshtetërore të tipit si: bllokim i integrimeve euroatlantike të Maqedonisë, mosdhënie përkrahje në procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit, nxitje të fjalimeve të urrejtjes mes bashkësisë maqedonase dhe shqiptare në Maqedoni dhe përmes qytetarëve të Maqedonisë dhe Greqisë” – shkruan në peticionin online.

Deri tani janë mbledhur rreth 7.500 nënshkrime, ndërsa votat filluan të mblidhen nga prilli i vitit 2017, siç thonë nga iniciativa për shkak të kërkesës për transfer të qetë të Qeverisë dhe ulja e tensioneve ndëretnike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat