Deficit në Fondin e Sigurimit Pensional të Maqedonisë, suficit në Fondin e Sigurimit Shëndetësor

Maqedonia

Deficit në Fondin e Sigurimit Pensional të Maqedonisë, suficit në Fondin e Sigurimit Shëndetësor

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor në gjysmën e parë të vitit ka realizuar deficit prej 469 milionë denarë, thotë Raporti i gjysmë vjetorit për ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për periudhën janar – qershor të këtij viti.

Deri në qershor të këtij viti janë realizuar të ardhura prej 33.453 milionë denarë, apo 49.2% në krahasim me planifikimet për këtë vit, ndërsa shpenzimet kanë arritur 33.922 milionë denarë apo 49.9% nga plani vjetor.

Nga të ardhurat e përgjithshme, 18.115 janë në bazë të të ardhurave nga sigurimi pensional dhe invalidor (46.6% nga plani vjetor), 14.640 milionë denarë janë transferime nga Buxheti themelor, 637 milionë denarë janë të ardhura nga akcizat, kurse 61 milionë denarë të tjera janë të ardhura tjera të Fondit.

“Në pjesën e shpenzimeve të Fondit për Sigurim Pensional dhe Ivalidor, shpenzimet janë realizuar në vlerë prej 26.792 milionë denarë apo 49% nga të paraparat e këtij viti. Pagesa e pensioneve zhvillohet në pajtueshmëri me dinamikën e paraparë të vitit 2018”, thotë Raporti.

Transferimet nga Fondi Pensional dhe Invalidor deri te 14 fondet private pernsionale arrijnë 3.330 milionë denarë, ndërsa kontributet për sigurimin shëndetësor për pensionistë deri te Fondi për Sigurim Shëndetësor janë paguar prej 3.575 milionë denarë.

Fondi i Sigurimit Shëndetësor ka realizuar suficit prej 205 milionë denarëve, me të hyra prej 14.739 milionë denarë, apo 51.3% nga plani vjetor dhe shpenzimet e realizuara prej 14.534 milionë denarë, gjegjësisht 50.5% nga të planifikuarat për vitin 2018.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar të ardhura nga kontributet për sigurim shëndetësor prej 7.716 milionë denarëve apo 48.8% e planit vjetor. Kontributet për sigurim shëndetësor të pensionistëve të paguara nga Fondi arrijë 3.575 milionë denarë, ndërsa kontributet për sigurimin shëndetësor janë paguar nga Agjencia për Punësim e Republikë së Maqedonisë me 55 milionë denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat