ASH: Nuk jemi kundër integrimit në NATO dhe BE

Maqedonia

ASH: Nuk jemi kundër integrimit në NATO dhe BE

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 20:01
Ziadin Sela

Pas Intervistës së zëvendëskryeministrit Bujar Osmani ka reaguar Aleanca për Shqiptarët. Nga ku hedhin poshtë si të pabaza thëniet e Osmanit se opozita është kundër integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Për BDI-në dhe Bujarin, edhe të burgosurit e rastit Monstra ishin terrorist, edhe Haki Aziri nuk ishte i kidnapuar edhe Rexhail Qerimi është terrorist, edhe Agim Beluli ishte terrorist, edhe Luani ishte simbol i shqiptarëve, edhe gjuha shqipe ishte e zyrtarizuar. Shqiptarët e dinë mirë se Rusia nuk ishte në Maqedoni por atë e sollën qeverisja VMRO-BDI. U deshtë shumë mundë, sakrificë, gjak dhe ndikim shumë i madh i miqve ndërkombëtar dhe mezi i larguam nga VMRO dhe Nikolla Gruevski. Aq shumë ishin të lidhur në krim. Nuk ndaheshin dot. Dhe nuk e harruan zanatin as tani. Vazhdojnë ti shërbejnë me devotshmëri padronit të ri. Po ta përsërisim edhe njëherë Bujar Osmani, ne -shqiptarët maqedonas jo, ndërsa ju, edhe kameleonët do tua kishin zili”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat