Ngritet iniciativë për dorëheqjen e Ivanovit

Maqedonia

Ngritet iniciativë për dorëheqjen e Ivanovit

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 23:38
Gjorge Ivanov

Në rrjetet sociale ka filluar një peticion online për dorëheqjen e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Kjo iniciativë e ngritur nga “Megafon”,  ishte prezente edhe në kohën kur presidenti Ivanov kishte rol të posaçëm në transferimin e pushtetit.

Gjegjësisht, kur LSDM-ja dhe partitë tjera shqiptare arritën koalicion dhe dëshironin që të formonin shumicën parlamentare dhe për të drejtuar Qeverinë e Maqedonisë.

Kurse tani dorëheqja e Ivanovit kërkohet për arsye që sipas iniciativës në fjalë, thuhet  se Ivanov në mënyrë të vazhdueshme është duku punuar kundër shtetit dhe për bllokimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, si dhe për nxitje të gjuhës së urrejtjes tek qytetarët e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat