Një e treta e familjeve në Maqedoni nuk kanë automjet

Maqedonia

Një e treta e familjeve në Maqedoni nuk kanë automjet

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 10:32
Ilustrim

Numri i automjeteve është në rritje të vazhdueshme, por megjithatë një e treta e familjeve në Maqedoni nuk kanë pasur automjet në vitin 2017, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika.

Sipas raportit të ESHS për periudhën 2015-2017, automjet kanë pasur 59.6 përqind e familjeve.

Në Maqedoni numri i automateve është në rritje të vazhdueshme dhe nga 383.833 në vitin 2015 arrin në numrin 403.316 automjete të regjistruara në vitin 2017, tregojnë të dhënat e MakStat.

Në periudhën 2015-2017, përqindja e familjeve që kanë automjet, gjithashtu është në rritje të vazhdueshme. Nga 56.6% në vitin 2015 dhe 59.4% në vitin 2016, ndërsa në vitin 2017 ka qenë 59.6%.

Numri i automjeteve të reja, apo duke shikuar nga regjistrimi i parë zvogëlohet, kështu që në vitin 2017 numri i automjeteve me regjistrim të parë është 26.609, që nëse krahasohet me vitin 2016 është ulje rreth 4000 mijë, kur janë regjistruar 30.423 automjete të reja.

Maqedonia me 190 automjete për 1000 banorë mbetet larg mesatares së BE-së, ku për 1000 banorë ka 505 automjete, tregojnë nga të dhënat e Eurostat. Në të njëjtën kohë, Maqedonia në vitin 2016 ka 259 kilometra autostradë në total dhe 14.167 kilometra me rrugë të tjera. Krahasuar me Slloveninë me 531 automjeteve për 1000 banorë dhe thuajse me të njëjtin territor si shteti ynë, në vitin 2016 Sllovenia ka pasur 773 kilometra autostradë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat