Aksident në Mavrovë, tre persona të lënduar rëndë

Maqedonia

Aksident në Mavrovë, tre persona të lënduar rëndë

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 11:55
Ilustrim

Tre persona janë rëndë të lënduar që kur mbrëmë automjeti i tipit “Grand Cherokee” me tabela të Bullgarisë ka dalë nga korsia tek e ashtuquajtura udhëkryqi i Mavrovës – Mavrovi Anovi, kumtoi MPB.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:40. Me automjetin ka drejtuar A.A nga fshati Zhirovnicë i cili është më lehtë i lënduar. Ai dhe A.Z (26), P.B (28) dhe S.E (25) janë dërguar në Qendrën Mjekësore – Gostivar.

Policia e Stacioni të Gostivari bëri hetimin e vendit të ngjarjes. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat