Sela: Referendumi për emrin, i panevojshëm

Maqedonia

Sela: Referendumi për emrin, i panevojshëm

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 17:43
Ziadin Sela

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, vlerëson se referendumi për ndryshimin e emrit është i panevojshëm, ndonëse thotë se subjekti i tij do të mbajë mbledhje për të ndërtuar qëndrimin sa i përket daljes në referendum.

Në një intervistë për Alsat, Sela duke folur për ndryshimet kushtetuese ai vlerëson se ka ardhur koha kur shqiptarët në aktin më të lartë juridik të barazohen me maqedonasit duke hequr kështu përcaktimin 20 %.

“Çfarëdo që të jetë rezultati i referendumit, përsëri janë deputetët dhe parlamenti që duhet të vendosin në lidhje me marrëveshjen për emrin me Greqinë”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat