Mbi 30 OJQ, nismë për bojkotimin e referendumit

Maqedonia

Mbi 30 OJQ, nismë për bojkotimin e referendumit

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 17:50
Fronti do të kryesohet nga Janko Baçev, udhëheqësi i partisë “Maqedonia e vetme”.

Parti, organizata joqeveritare dhe iniciativa qytetare formuan Shtabin e Krizave që do të udhëheqë fushatën “Maqedonia bojkoton”.

Memorandumin e bashkëpunimit, që nënkupton bojkotimin e referendumit të ardhshëm, e nënshkruan 28 organizata.

Fronti do të kryesohet nga Janko Baçev, udhëheqësi i partisë “Maqedonia e vetme”.

Në rrethin e ngushtë të mbështetësve dhe nënshkruesve të dokumentit janë ish-anëtari i shquar i VMRO-DPMNE-së, Filip Petrovski, si dhe ish-presidenti i organizatës së qytetit të LSDM në Shkup, Ljupço Paleski.

“Qeveria e re dhe legjitime që vjen do të qëron hesapet me të gjithë tradhtarët kombëtarë. Të jemi gjallë dhe shëndosh dhe të gjithë të bojkotojmë më 30 shtator, të mos dalim në referendum dhe ta shpëtojmë emrin shekullor maqedonas”, tha Janko Baçev, kryetar i “Maqedonisë së vetme”.

Ndërsa, Filip Petrovski nga VMRO-DPMNE – Fraksion demokratik, thotë se nëse Zaev do të humbë në referendum do të japë dorëheqje.

“Jo, nuk do të japë as tani dorëheqje, por e tërheqë VMRO-DPMNE-në që t’i hyjë për t’ia mundësuar censusin. Ne prej këtu themi jo, nuk do ta pranojmë këtë lojë, do të bojkotojmë, referendumi duhet doemos të dështojë, ndërsa më 30 shtator bie edhe Qeveria e Zaevit”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat