“Mbrëmje kubaneze” në “Verën e Ohrit”

Maqedonia

“Mbrëmje kubaneze” në “Verën e Ohrit”

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Vallëzime të njohura kubaneze nga zhanre të ndryshme do të ofrojë grupi “Ekos Flamengo” në kuadër të “Mbrëmjes kubaneze” të paraparë për ditën e 26-të të edicionit të sivjetmë të festivalit “Vera e Ohrit”.

Bëhet fjalë për të projekt posaçëm i realizuar nga ana e Qeverisë kubaneze, ndërsa në Maqedoni dhe në “Verën e Ohrit” merr pjesë përmes bashkëpunimit dhe me ftesë të Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë.

Në vitin 1999 një grup i valltarëve dhe muzikantëve me përvojë të muzikës flamengo e krijojnë kompaninë Flamengo, EKOS. Është themeluar në kuadër të Qendrës së vallëzimit në Havanë, Këshillit kombëtar për arte skenike dhe Ministrisë së Kulturës të Kubës. Anëtarët e EKOS-it janë valltarë me talent të pakontestueshëm, me nivel të lartë të teknikave, të cilët janë trajnuar nga pedagogët, valltarët, koreografët më të mirë kubanezë dhe figurat më të mëdha në botë të flamengos.

Performimet e tyre janë në llojin e të ashtuquajturave “shoua” dhe deri më tani janë paraqitur në teatrot më të mëdha në Havanë dhe në përgjithësi në Kubë, kanë marrë pjesë edhe në festivale, si dhe në numër të madh të ngjarjeve kombëtare dhe internacionale në vend. Krahas kësaj, janë paraqitur edhe në festivale në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Kuvajt, ndërsa kanë marrë pjesë edhe në Turqi.

Shou muzikor “Ekos Flamengo” do të mbahet në skenën e Qendrës për kulturë “Grigor Përliçev” me fillim nga ora 21.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat