Sebastian Kurtz do ta vizitojë Maqedoninë para referendumit - Bota Sot
Sebastian Kurtz do ta vizitojë Maqedoninë para referendumit

Maqedonia

Sebastian Kurtz do ta vizitojë Maqedoninë para referendumit

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 11:06
Sebastian Kurtz

Kancelari austriak Sebastian Kurtz, më 7 shtator pritet ta vizitojë Maqedoninë, tre javë para mbajtjes së referendumit për çështjen e emrit.

Kurtz në Maqedoni vjen me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev, i cili para referendumit ka ftuar edhe disa liderë tjerë evropian.

Gjatë vizitës së fundit të Zaevit në Vjenë në fund të qershorit, Kurtz bëri aper tek qytetarët e Maqedonisë që në referendum të votojnë për emrin e ri “Maqedonia Veriore”.

“Marrëveshja rreth çështjes së emrit me Greqinë është përparim vendosës në procesin për anëtarësimin e Maqedonisë në BE”, tha Kurtz.

Ai për mediat austriake ka thënë se me kryeministrin Zaev dëshiron të flet edhe për përparimin në procesin e skriningut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat