Maqedoni, edhe zyrtarisht anulohet tenderi për laboratoret, MSH duhet të paguajë dëmshpërblim prej 78.000 denarë

Maqedonia

Maqedoni, edhe zyrtarisht anulohet tenderi për laboratoret, MSH duhet të paguajë dëmshpërblim prej 78.000 denarë

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 23:15

Komisioni për ankesa për furnizimet publike i pranoi ankesat e parashtruara nga tre kompani në lidhje me tenderin për furnizim të testeve dhe reagjensëve për analiza biokimike, imunologjike, hematologjike dhe atyre për analiza të koagulimit dhe të gazrave me.

Tani Ministria e Shëndetësisë edhe zyrtarisht duhet të anulojë tenderin për të cilin kishte vetëm një ofertë, ndërsa tre kompanitë që kanë parashtruar ankesat duhet të pranojnë dëmshpërblim prej nga 26.000 denarë secila.

Sipas informatave jozyrtare, MSH javën e ardhshme do të shpallë tender të ri për furnizimin e njejtë, por thonë se tani do të marrin në konsideratë vërejtjet e Komisionit për ankesa, të përmbledhur në raport prej 10 faqesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat