Një person nga Korita e Gostivarit i plagosur në stomak me armë zjarri

Maqedonia

Një person nga Korita e Gostivarit i plagosur në stomak me armë zjarri

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 17:12
Ilustrim

Tridhjetë e katër vjeçari nga fshati Koritë të Gostivarit mbrëmë ka qenë i plagosur me armë zjarri në pjesën e stomakut.

Nga MPB-ja kumtuan se rreth orës 17:30 në Qendrën për Raportime Tetovë, nga Qendra Urgjente në Gostivar, është paraqitur se te ato është sjell A.SH me lëndime me armë zjarri në pjesën e djathtë të stomakut. I lënduari me automjetin e ndihmës së shpejtë, është dërguar në Qendrën Urgjente pranë kompleksit “Nëna Terezë” në Shkup.

Hetimin e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i Stacionit Policor Gostivar. Po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat