Arrestohet ish-kryetari i Karposhit - Bota Sot
Arrestohet ish-kryetari i Karposhit

Maqedonia

Arrestohet ish-kryetari i Karposhit

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 09:03
Stevço Jakimovski

Pas kontrolleve të mbrëmshme në shtëpitë e ish-kryetarit të Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, ai është arrestuar nga policia.

Jakimovski do të mbetet në stacionin policorë, derisa të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake.

“Gjysëm ore pas mesnate Stevço Jakimovski është arrestuar dhe gjatë 24 orëve të ardhshme duhet të nxirret para gjykatësit të procedurës paraprake, në ndërkohë do të qëndrojë në stacionin policor. Dyshimet bazë për veprën “keqpërdorim të detyrës zyrtare” janë në tri shpallje publike”, tha Viktor Cvetkovski, i cili është avokat i Jakimovskit.

Kontrollet në shtëpitë e Jakimovskit zgjatën rreth 4 orë, ndërsa u kryen me urdhër të Policisë Financiare.

Jakimovski tha se këto akuza nuk mund të drejtohen ndaj tij, pasi punët për të cilat dyshohet sipas tij, i kanë kryer shërbimet komunale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...