Gjenerali Curtis Scaparrotti për vizitë në Maqedoni

Maqedonia

Gjenerali Curtis Scaparrotti për vizitë në Maqedoni

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 08:30
Gjenerali Curtis Scaparrotti

Komandanti i komandës së forcave amerikane në Evropë dhe komandës së lartë të NATO-s për Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti sot do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni.

Ai do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev. Së pari, gjenerali Skaparoti do të pritet zyrtarisht në Ministrinë e Mbrojtjes, ku do të ketë takim me delegacioni e MB-së dhe Armatës, të udhëhequr nga ministrja Radmilla Shekerinska. Pas takimit, gjenerali Curtis Scaparrotti do ta vizitojë kazermën “Ilinden” ku do të ekspozohet një stërvitje.

Komandanti i ushtrisë amerikane në Evropë në paraqitjen para Senatit në mars, shprehu shqetësimin e tij rreth trazirave potenciale në Ballkan.

“Rajoni për të cilin jam i shqetësuar sot është në fakt Ballkani. Rusia punon në Ballkan, ndërsa ne në një mënyrë nuk kujdesemi më për rajonin”, ka thënë gjenerali.

Curtis Scaparrotti në fillim të muajit ka qenë për vizitë edhe në Turqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat