OBRM-PDUKM: Ndryshimi i emrit nuk i hap dyert e NATO-s dhe BE-së

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Ndryshimi i emrit nuk i hap dyert e NATO-s dhe BE-së

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 11:31
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese ka akuzuar LSDM-në se për çdo ditë keqpërdorë institucionet shtetërore.

Nga kjo parti thonë se shteti për 14 muaj është shkatërruar edhe në planin ekonomik edhe në planin politik.

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë dëshmitarë se si Zaev dhe LSDM-ja kryejnë vjejdhje të paparë dhe keqpërdorim të resurseve shtetërore të cilët i mbulojnë me raste të projektuara. Në këtë mënyrë në BE dhe në NATO nuk shkohet. Zaev i ka shitur interesat kombëtare dhe shtetërore me qëllim për të defokusuar publikun dhe që të mundet bashkë me bashkëpartiakët e tij të pasurohen pa pengesë në kurriz të qytetar”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata më tej shtojnë se ndryshimi i emrit, gjuha, identiteti nuk do të hapin rrugën drejt BE-së dhe NATO-s.

“Zoran Zaev dhe LSDM-ja as nuk janë fytyra e Evropës në Maqedoni, as nuk përfaqësojnë vlera evropiane. Nuk mund LSDM ta mposhtë pakënaqësinë e cila është në rritje. Populli çdoherë në fund del fitues. Maqedonia do të fitojë”, thonë nga partia opozitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat